minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi - Shqiperia.info

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të fshatit Bitinckë, në territorin e bashkisë Devoll.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë anësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka çuar në përplasjen e fortë.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime trupore dhe është transportuar me urgjencë nga shërbimi i ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version