minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Ma sugjeroi Google Maps Rrugën e Arbrit”, shoferi turk ngec me trajler në Bypass-in e Murrizit - Shqiperia.info

Rruga e Arbrit është aktualisht e pakalueshme për shkak se është bllokuar bajpasi i Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.

Shkak për bllokimin e qarkullimit është bërë një traljer me targa të Turqisë.

Ai ka ngecur pikërisht në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

Sipas drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, drejtuesi i trajlerit ka deklaruar se ishte nisur drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ka përdorur Google Maps e cila e ka sugjeruar të përdorë rrugën e Arbrit.

Të bllokuar kanë mbetur dhjetra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version