Lumi Vjosë është rikthyer në shtratin e tij ditën e sotme ku niveli ka rënë ndjeshëm dhe ujrat janë tërhequr nga sipërfaqet e tokave .

Forcat e armatosura, qëndra lëvizëse e AKMC, dhe efektivët e AKMC, u zhvendosën që nga mbrëmja e djeshme drejt Mbrostarit në Fier për problematikat e mundshme te lumit Seman.

Për të parë situatën nga afër në këtë zonë , ishte i pranishëm dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu i shoqëruar nga kreu i emergjencave civile Haki Çako. Ditën e sotme edhe lumi Seman ashtu si Vjosa dhe Shkumbini ka filluar të ulet, por ende paraqitet me dalje nga shtrati brenda argjinaturës.

Edhe pse Qarku Fier, nuk ishte parashikuar ndër qarqet e rrezikuara nga vala e përkeqësimit të motit që përfshiu mbarë vendin , problematikat nuk munguan.

Lumenjtë  Seman dhe Vjosë kishin vite që nuk kishin dalë nga shtrati duke gjetur të papërgatitur banorët , por fatmirësisht nuk pati përmbytje banesash dhe evakuime , përveç një familjeje në Çerven. Gjithashtu nuk u cënua infrastruktura kritike e argjinaturave./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version