minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier - Shqiperia.info

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me automjet të armatosur dhe me doza kanabisi gati për shitje.

Uniformat blu ndaluan për kontroll në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.

Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version