minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve - Shqiperia.info

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ankimimin për pezullimin nga detyra të Ballukut. Gjykata është shprehur se i duhet më tepër kohë.

Ndërkohë që ditën e nesërme, në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të diskutuar kërkesën e GJKKO për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës.

“Vijimin e mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëkryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor kishte ndërhyrë në ekzekutiv, dhe pezullimi në këtë rast ishte de fakto shkarkim, duke penguar edhe veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Si palë të interesuara në këtë seancë morën pjesë Kuvendi dhe Presidenca.

Gjykata e Posaçme e cila dha vendimin nuk mori pjesë në senacë, ndërsa SPAK mbrojti vendimin, me dy prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, sipas të cilëve masa ndaj zv.kryeministres është personale dhe qëndrimi i saj në detyrë është i rrezikshëm.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra si zv/kryeministre dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë më 20 nëntor, pas hetimeve për tenderin e Unazës së Madhe. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar këtë vendim deri në shqyrtimin e plotë të çështjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version