minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kushtetuesja e riktheu në detyrë, reagon për herë të parë Erion Veliaj - Shqiperia.info

Më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuee rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë.

Me këtë vendim, u anulua edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë të dielën, më 9 nëntort.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për herë të parë pas vendimit të Kushtetueses.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se Gjykata Kushtetuese nuk i ktheu mandatin kryebashkiakut, por i riktheu popullit të Tiranës atë që i përket.

“Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij”, thekson Veliaj në reagim.

Duke falenderuar çdo qytetar që e ka mbështetur, kryebashkiaku premton se do të bëjë çdo gjë që ka në dorë me qëllim që të vijojë puna në Tiranë.

Veliaj: Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

Share.
Exit mobile version