Një nga qendrat tregtare më të njohura në vend, Kristal Center, feston këtë vit 18-vjetorin e themelimit, duke sjellë risi dhe surpriza për të gjithë vizitorët.

Me këtë rast të veçantë, Kristal Center prezanton hapjen e dyqaneve të reja, duke zgjeruar përvojën e blerjeve për çdo moshë.

Ndër risitë kryesore është Sinsay, një brand i njohur ndërkombëtar që ofron produkte për të gjithë familjen nga veshjet për femra dhe meshkuj, deri tek koleksionet për fëmijë dhe artikuj për shtëpinë.

“Ky është bashkëpunimi i parë që kemi me Kristal Center dhe mendojmë që Kristal Center është një gur themelor për zhvillimin në Tiranë. Është një ndër qendrat tregtare që ne operojmë me pozicione strategjike dhe Kristal Center është e tillë sepse është e vendosur në një ndër zonat më të populluara të Tiranës. Sinsay është një markë që do të jetë shumë atraktive për publikun shqiptar, sidomos për moshat e reja sepse raporti cilësi-çmim është shumë i mirë”,  Donald i Përgjithshëm i “LPP Albania”

Gjithashtu, pjesë e këtij zgjerimi është edhe ConcoKids, një dyqan i dedikuar për veshje dhe produkte cilësore për më të vegjlit.Gjate kësaj periudhe do të prezantohen edhe shumë risi të tjera, oferta speciale dhe aktivitete për familjet.Kristal Center mbetet një destinacion i rëndësishëm për blerje dhe argëtim në kryeqytet, duke ju përgjigjur vazhdimisht nevojave të klientëve.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version