Shërbimet e Policisë së Librazhdit kanë parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Shebenikut”. Tre shtetas janë kapur në flagrancë me armë gjahu dhe janë proceduar penalisht.

Gjatë kontrollit në fshatin Stërblevë, në rrugën që çon në park, policia gjeti në një automjet tip “Suzuki” 3 armë gjahu me leje dhe 2 gjerdanë me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedim penal për shtetasit O. D., 44 vjeç, L. D., 21 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të gjithë banues në Elbasan, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Shërbimet e Policisë theksojnë rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në zonat e mbrojtura.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version