Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zhvilluan një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.
Gjatë kontrollit u sekuestruan pesë telefona celularë të markës iPhone, të cilët ishin fshehur në dyert e dusheve të godinës “A”.
Autoritetet dyshojnë se pajisjet u përkisnin tre të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

