minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Konflikt mes dy personave në Korçë, burri godet me sende të forta në kokë 55-vjeçarin - Shqiperia.info

Një 55 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri per motive të dobëta në lagjen numër 6 të qytetit të Korçës.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur Artan Fejzo i cili ka dëmtime të shumta në kokë dhe për këtë është nisur me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Për ngjarjen e rëndë policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit 49 vjecarin Altin Sali i cili po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për këtë ngjarje.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se 55 vjecari Artan Fejzo ka debatuar fort me Altin Sali të cilët mësohet se kanë qenë nën avujt e alkoolit në momentin e kësaj ngjarje

Policia deri tani nuk ka shpjeguar më tepër lidhur me ngjarjen./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version