Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, foli sot në Tiranë gjatë Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, ku theksoi rëndësinë e përshpejtimit të proceseve integruese dhe mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në afrimin me tregun e përbashkët europian.

Në fjalën e saj, Kos u ndal te nevoja për të avancuar me planin e dytë të rritjes, duke vënë theksin te mbështetja që BE mund t’u japë vendeve të rajonit:

Ajo kujtoi se disa përfitime tashmë janë konkrete, si funksionimi i SEPA-s për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa nënvizoi se objektivi është që i gjithë rajoni të ecë përpara në sinkron.

Sot do diskutojmë për planin e dytë të zgjerimit drejt BE. Ku mund të bëjmë më shumë, ku mund t’ju mbështesim ju më shumë. Kam folur shpejt për nocionin e zgjerimit. Për të integruar fqinjët tanë. Përshembull vendet tuaja të bëhen pjesë e tregut tonë të përbashkët, të tregut të energjisë. Dua që sot BE të jetë e prekshme për ju. Në disa fusha kjo punë ka marrë formën e vet. Shqiptarët, malazezët, maqedonasit përfitojnë falë SEPA-s.

Por objektivi ynë është që të gjithë ju të ecni para në sinkron. I gjithë Ballkani Perëndimor i përket BE. Le të përqendrohemi sot te mënyra si mund ta përshpejtojmë punën. Në qershor do të kemi skadimin e periudhës 1-vjeçare të pritjes për reformat e papërmbushura. Të paguash shtesë për telefonata në vende të tjera, ne nuk e bëjmë më brenda BE. Pse duhet ta bëni ju? Kjo do t’ju sjellë përfitime. Kemi mungesë ecurie në integrimin ekonomik racional.

Një treg i përbashkët do rriste ecuritë tuaja. E di që reformat për të cilat kemi rënë dakord nuk janë gjithmonë të lehta, por ato përgatisin ekonominë tuaj për tregun e përbashkët dhe hapin mundësi që ju japin qasje si vendet anëtare në BE. Presidentja e Komisionit më tha që ishte shumë e impresionuar nga konferencat e investimeve që ndoqi në rajon. Le të punojmë dhe të sjellim më shumë investime nga BE.

Sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do vijnë këtu. Sa më shumë ecni para drejt BE-së, aq më shumë kureshtje kanë investuesit e huaj, mediat europiane për vendet tuaja. Le t’i shfrytëzojmë këto dy vite të mbetura për të përgatitur terrenin për anëtarësimin tuaj në BE. Është gjithmonë kënaqësi që vijmë në Tiranë, sot kemi ardhur për planin e rritjes, por unë do të kthehem sërish për të parë vendet e mrekullueshme“, tha Marta Koss.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version