minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kolaps në doganën e Hanit të Hotit, radha e mjeteve të tonazhit të lartë arrin 1.5 km - Shqiperia.info

Dogana e Hanit të Hotit po përballet me një kolaps të madh në qarkullimin e mjeteve, veçanërisht atyre të tonazhit të lartë, për shkak të protestës së Shoqatës së Kamionistëve në Mal të Zi. Radha e automjeteve që presin për kalim arrin sot rreth 1.5 kilometra, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për transportuesit dhe bizneset që varen nga ky drejtim kufitar.

Sipas informacioneve të fundit, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të lartë ishte planifikuar të hapej këtë të mërkurë në orën 11:00. Megjithatë, autoritetet malazeze kanë njoftuar se kjo hapje është shtyrë për 24 orë. Për momentin nuk ka një datë të re të konfirmuar, dhe nëse situata nuk zgjidhet, shtyrja mund të zgjasë edhe më tej.

Transportuesit këshillohen të planifikojnë rrugët e tyre me kohë dhe të jenë të përgatitur për vonesa. Autoritetet doganore po punojnë për të gjetur zgjidhje dhe për të lehtësuar fluksin e automjeteve, por situata mbetet e ndërlikuar për shkak të kapaciteteve të kufizuara në pikën kufitare.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version