Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në terren pranë urës së dëmtuar në fshatin Xhyre, Njësia Administrative Hotolisht në Librazhd, ku reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze dhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve, për arsye sigurie.

Ministrja, së bashku me strukturat vendore, Policinë e Shtetit, forcat e armatosura dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, po koordinojnë masat për ndërhyrje të menjëhershme dhe rikthimin sa më të shpejtë të aksesit në urë.

Deri në normalizimin e situatës, lëvizja e automjeteve po kryhet përmes rrugës së vjetër, e cila aktualisht shërben si alternativë. Ndërsa për fëmijët që ndjekin shkollën është siguruar transport nga të dy anët e urës, e cila kalohet vetëm në këmbë.

Ministrja Koçiu theksoi se angazhimi në terren vijon pa ndërprerje dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i keq./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version