Vakancat në institucionet e drejtësisë janë shkaku kryesor i zgjatjes së proceseve hetimore.
Gjatë raportimit vjetor në parlament, kryetarja e Këshillit të lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani, bëri me dije se kanë kërkuar dhe asistencë nga BE për menaxhimin e dosjeve.
“Situata është e njohur për shkak të vakancave në sistem. Ka pasur ngarkesë jo të arsyeshme më të lartë krahasuar me situatën përpara vettingut, gjithsesi lidhur me funksionalitetin e zyrës apo stokun e tyre, kemi kërkuar asistencë nga një projekt i BE që rë targetojmë dhe të kemi një studim për një strategji ose disa hapa që duhet të ndjekim përt të ngarkuar ngarkesën në Prokurori”, tha Bogdani.
Sa i përket mbylljes së vakancave, Bogdani shtoi se pritet të shtohet stafi brenda dy viteve të ardhshme.
“Për vitin 2024 numri i prokurorëve 218, nga 341 që parashikohet në sistem. Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 vakanca të përkohshme. 57 të përhershme planifikohet të mbyllen në harkun kohor e 2 viteve e gjysmë pasi të emërohen mashtritratë prokurporë vitin që vjen dhe dy viteve që vijnë”, shtoi ajo.
Kryetarja e KLP iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve, sa i përket kritikave të Kryeministrit Edi Rama për disa vendime të prokurorëve dhe gjykatësve.
“Vendimet e gjykatë mund të komentohen, ne nuk jemi imun ndaj kritikave, ajo që mund të theksohet është liria e shprehjes, por bazuar ose kufizuar në çështje që lidhen me interesin publik apo ruajtjen e reputacionit të sistemit të drejtësisë. Të gjitha proceset mund të komentohen brenda kuadrit etik, natyrisht brenda garancive dhe kufizimeve”, tha Bogdani.
Sa i përket sigurisë së përfaqësuesve të drejtësisë, Bogdani shtoi se shtoi se në vitin 2024, 11 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të plotë për ta dhe familjen e tyre. Në 2025, shtoi ajo, kanë kërkuar 7 prokurorë./vizionplus.tv
