
Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës, Presidenca kërkoi shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt.
Presidenca argumentoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ he kërkoi anulimin e vendimit për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim.
“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.
Pas kësaj kërkese trupa gjykuese u tërhoq për vendim. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj njoftoi rrëzimin e kërkesës së Presidencës.
Zaçaj: Në lidhje me kërkesën paraprake, Gjykata vendosi se çështja e juridiksionit të Gjyaktës për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, objekt shqyrtimi dhe për këtë arsye kërkesa juaj nuk pranohet në këtë pjesë të shqyrtimit./vizionplus.tv









