minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kapet në flagrancë teksa i shiste doza kanabisi një 15-vjeçari, pranga 53-vjeçarit - Shqiperia.info

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Perimetri”, për goditjen e rastit të shitjes së lëndëve narkotike afër shkollave.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kapën në flagrancë B. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, teksa i shiste doza kanabisi një 15-vjeçari në rrugën “Ymer Kurti”.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, u sekuestruan lëndë narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, si dhe 1 celular.

Shtetasi i mitur u vu në hetim, ndërsa materiali procedurial iu referua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version