minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve të tjerë demokratë, mblidhet sot “Etika” - Shqiperia.info

Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Petrit Doda, pas tensioneve të krijuara në sallën e kuvendit gjatë seancës plenare.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema mëson se Sekretariati​ i Etikës në Parlament do të mblidhet këtë të premte, në orën 15:30, për të marrë një vendim mbi kërkesën e mazhorancës.

Ndërkohë, dy ditë mëparë deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Po ashtu, janë përjashtuar për 20 ditë deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version