minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës - Shqiperia.info

Një 46-vjeçar, i cili kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës është arrestuar nga policia e Durrësit.

Sipas njoftimit, në pranga ka rënë shtetasi L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në (Seksioni i Policimit në Komunitet) e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version