minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Kanosën me pistoletë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër - Shqiperia.info

Një 37-vjeçar i identifikuar si Meigan Brajoviç është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Blutë e Shkodrës, gjithashtu kanë shpallur në kërkim edhe një 22-vjeçar.

Dy të rinjtë, kanë kanosur me pistoletë për motive të dobëta fqinjin e tyre.

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër. 

Nga hetimet dyshohet se këta  2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.   

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.   

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share.
Exit mobile version