minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Janë mbushur burgjet me ditëzinj”, analisti Hoxha: Ka ardhur koha për vetting, po bëhet nami në Gjykata dhe Prokurori - Shqiperia.info

Analisti Poli Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në “Vizion Plus” nën moderimin e Pranvera Borakajt ngriti shqetësime mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë. Ai deklaroi se ka ardhur koha për një vetting të dytë, duke theksuar abuzimet në gjykata dhe prokurori, sidomos në rrethe. Sipas Hoxhës, gjyqtarët dhe prokurorët kalimin e vettingut e kanë marrë si imunitet të përhershëm.

Hoxha: Ka ardhur koha për një vetting. Po bëhet nami në Gjykatat e faktit dhe prokuroritë e faktit nëpër rrethe, kanë marrë për kot, kalimin e vettingut e kanë marrë për imunitet të përhershëm, për ‘carta bianca’. Janë mbushur burgjet me ditëzinj, shtyjë gjyqe. Tani ka dalë dhe një modë e re që nuk ka ekzistuar në drejtësinë e kalbur. Vendime…nuk zbardhen vendime, ka dalë kjo moda që i shtyjnë dhe zbardhjen. I çojnë zbardhjet nga 6-7 muaj dhe për mendimin tim ka ardhur koha që shumë nga këta që kanë kaluar vetingun dhe janë 1200 denocnime vetëm për gjykatën dhe prokurorinë e Tiranës. Këta lloj gjyqtarësh a duhet të kalojnë në një vetting tjetër.

I ftuar në studio ishte dhe ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i cili u ndal te rasti i gjyqtares Irena Gjoka. Kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi.

Malaj: Rasti i Irena Gjokës është edhe ai që thotë Berisha. Je e dënuar, mos më gjyko. Në momentin që doli vendmimi KLGJ duhet ta kishte pezulluar. T’i japë shpresë publikut që ne funksionojmë./vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version