
Gjatë vizitës së tij në Izrael, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama mbajti një fjalim historik në parlamentin izraelit, Knesset.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se është udhëheqësi i dytë pas presidentit amerikan Donald Trump që mban një fjalim në Knesset, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë. Ai fillimisht u ndal te strehimi i hebrenjve në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe tha se Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk i dorëzoi nazistëve asnjë hebre.
Rama gjithashtu deklaroi se Shqipëria, duke ndjekur të njëjtin parim humanitar që e ka karakterizuar historikisht, ka strehuar edhe mijëra shtetas iranianë, një vendim që nuk ishte pa kosto. Ai theksoi se ky akt solidariteti u shoqërua me rreziqe serioze, përfshirë sulme të ashpra që vunë në shënjestër infrastrukturën digjitale të vendit, por pavarësisht këtyre pasojave, Shqipëria nuk u tërhoq nga përgjegjësia për të mbrojtur jetë njerëzore.
Rama: Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, jo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, he nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.
Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim e regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve.









