Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit. 62 – vjeçari Xhoxhi Prifti , ka humbur jetën teksa po punonte tokën e tij bujqësore me traktor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, dyshohet se gjatë procesit të punës mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia është njoftuar menjëherë dhe ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Share.
Exit mobile version