minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet i riu grek në Vlorë - Shqiperia.info

Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin grek pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza.

Pas informacioneve të marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek 27 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share.
Exit mobile version