Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, pas njoftimit për djegien e qëllimshme të një automjeti në rrugën “Caush Asllani”, në fshatin Katund i Ri.

Falë hetimeve të kryera dhe administrimit të pamjeve filmike, policia identifikoi, kapi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri.

Sipas Policisë, 31-vjeçari dyshohet se më datë 20.11.2025, ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka djegur automjetin e një 29-vjeçari, për motive të dobëta. Verifikimet treguan gjithashtu se ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version