minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin - Shqiperia.info

IKMT ka nisur këtë të enjte aksionin për shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje në fshatin Risili, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja erdhi pas një denoncimi për ndërtimin në fjalë. Në orët e mbasdites, inspektorët e IKMT-së janë paraqitur në terren për të vijuar me procedurat e prishjes së objektit.

Objekti i prishur ishte ndërtuar nga banorët e fshatit Risili si depo uji, por rezultonte i kundraligjshëm dhe pa leje ndërtimi.

Për këtë arsye, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) nga Tirana, i cili mbërriti sot në zonë, ndërhyri për prishjen e këtij ndërtimi të paligjshëm.

Share.
Exit mobile version