minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ishte me masë sigurise “arrest në shtëpi”, por shiste lëndë narkotike, arrestohet 52-vjeçari në Berat - Shqiperia.info

Berat/Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes.

Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe Cannabis Sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.

Gjithashtu, i arrestuari posedonte mjete prerëse dhe municion.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë publike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Share.
Exit mobile version