minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
I shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 27-vjeçari që po tentonte të arratisej nga Muriqani - Shqiperia.info

Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në pikënkufitare të Muriqanit.

Shtetasi E. T., 27 vjeç, banues në Gramsh u kap në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, njofton policia.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga hetimet e zhvilluara në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.

Numri i shtetasve të arrestuar në kuadër të këtij megaoperacioni ka shkuar në 25./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version