minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
I riu: Vrava për shkak të motrës! 29-vjeçari pranon ekzekutimin e Ramazan Mataj në Shkodër - Shqiperia.info

Dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fshatin Dragoç në Shkodër, kanë mbajtur qëndrime të kundërta përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Arjon Hasaj ka pranuar se është autori i krimit të rëndë, ndërsa i vëllai Klisman Hasaj ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait.

29 vjeçari Arjon Hasaj ka treguar në detaje ngjarjen e rëndë, e cila ka ardhur sipas tij për shkak të lidhjes që viktima kishte me të motrën prej afro 6 vitesh.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjerë, ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish-burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën”, ka deklaruar Arjon Hasaj.

Autori tregoi edhe mënyrën se si e futi në kurth Ramazan Matajn.

“Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, deklaroi autori i dyshuar.

Pritet që të enjten dy vëllezërit të dalin përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version