minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
I dënuar në Napoli me 29 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Berat 49-vjeçari - Shqiperia.info

Një 49-vjeçar, i dënuar me 29 vite burg në Napoli për për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Beratit.

Në pranga ka rënë edhe një 53-vjeçar që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Rrjeta” u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç dhe shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version