Policia e Fierit ka arrestuar Petrit Mernica 57-vjeç, i cili u kap duke lëvizur me pistoletë me vete.

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se Mernica kishte gjithashtu edhe 2 krëhëra me fishekë. 57-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vrasja, ndërsa mësohet se ai është babai i Azgan Mernicës që vrau policin e Shqipnjave në Fier, 1 vit e gjysëm më parë.

“Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version