Ka dështuar seanca paraprake ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

Beci nuk u paraqit në GJKKO, ndërsa shkak për shtyrjen e seancës u bë edhe mungesa e një pjese të të pandehurve të tjerë.

SPAK ka dërguar në bankën e të akuzuarve Benet Becin së bashku me 6 persona të tjerë.

Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin për shkelje të ligjit në lidhje me një procedurë prokurimi gjatë kohës kur ai drejtonte KESH-in.

Beci dyshohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve ekonomikë në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milionë lekë.

Hetimi ka nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Berberit. Seanca e radhës është caktuar më 11 shkurt, ora 12:00./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version