Një 52-vjeçar, i cili hyri për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht mesditën e kësaj të shtune.

Sipas njoftimit zyrtar, ende nuk dihen rrethanat se si u dëmtua, por 52-vjeçari është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës.

“Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur  ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht. 52-vjeçari  po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version