minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Hungaria i dha dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë në NATO, ministri Hasani: Do ta forcojë sigurinë e rajonit dhe Aleancës - Shqiperia.info

Deputetët hungarezë kanë ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, duke i hapur rrugën anëtarësimit të vendit nordik.

Hungaria ishte i vetmi vend që po pengonte anëtarësimin e Suedisë, e cila aplikoi për tu bashkuar me Aleancën në vitin 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka përshëndetur vendimin e parlamentit hungarez.

Ministri Hasani shkruan se anëtarësimi i vendit nordik do ta forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe gjithë Aleancës.

“Shqipëria mirëpret anëtarësimin e Suedisë në  NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.

#Së bashku më të fortë #NeJemiNATO”, shkruan ministri Hasani në platformën X.

Share.
Exit mobile version