minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Humbi ndjenjat teksa punonte në fabrikë, ndërron jetë në spital 21-vjeçari - Shqiperia.info

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Bathores.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se një i ri, 21 vjeç ka humbur ndjenjat gjatë punës në një fabrikë në Bathore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 06.11.2025, rreth orës 06:30, dyshohet se gjatë punës në një fabrikë në Bathore, ka humbur ndienjat, shtetasi J. B., 21 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën, në spital, dyshohet prej shkaqeve natyrale. Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Share.
Exit mobile version