Policia bashkiake në Durrës ka nisur aksionin për heqjen e automjeteve që qëndronin të dëmtuara në rrugë të ndryshme të qytetit pa u lëvizur prej kohësh.
Pas njoftimit që ishte vendosur më herët për pronarët e këtyre automjeteve, sot ato janë hequr me karroatrec duke u dërguar në një pikë bllokimi në Porto Romao.
Deri tani janë konstatuar afro 30 automjete të tilla që duhen lëvizur nga rrgët e qytetit, ndërkhë që 4 automjete janë larguar nga pronarët e tyre.
Aksioni i radhës pritet të jenë automjetet që qëndrojnë të parkuara në rrugë me tabelen shitet.
Qyteti i Durrësit përballet me trafik të rënduar dhe në shumë zona të qytetit ka shumë pak vende për parkimin e automjteve./vizionplus.tv

