Kreu i emergjencave civile, Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit.
Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7m , dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti, pritet të arrijnë pikun në mesditë. Situata është monitoruar gjatë gjithë natës ka pohuar Çako, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura.
Historiku është i qartë, në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit , përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve, ka thënë Çako.
Çako: Situata paraqitet në alert sepse niveli i prurkeve në Vjosë është i konsiderueshëm, rreth 7 metra. Ka prurje intensive të Vjosës që vjen nga Tepelena dhe Përmeti. Kemi monitotuar pa shkëputje gjatë gjithë natës situatën. Mund të themi që ka një stabilitet në nivelet në Përmet dhe Tepelenë dhe shpresojmë të ketë një rënie. Vazhdojmë ta monitorojmë, është një nivel që ka risk të shtuar. Për momentin nuk kemi banesa të prekura apo dalje nga shtrati të lumit Vjosa. Janë marrë masat për të evakuuar banorët nëse lumi do të dalë ngaq shtrati.

