minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Gjykata pezulloi Belinda Ballukun, PD përshëndet vendimin: Ditë e mirë në luftën ndaj korrupsionit - Shqiperia.info

Partia Demokratike ka përshendetur vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra numrin dy të qeverisë Belinda Balluku.

Nënkryetari i PD Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale deklaroi se kjo është një ditë e mirë në luftën kundër korrupsionit, duke premtuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë çdo rast korrupsioni.

“Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite,” shkroi në rrjetet sociale Gazment Bardhi.

Ndërkaq, Partia Demokratike ka vendosur që pasditen e së hënës të protestojë para selisë së Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës së Posaçme u përshëndet nga të gjitha partitë opozitare. Agron Shehaj i Partisë Mundësia deklaroi se pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e ka kërkuar edhe Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version