minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
GJKKO shpall nesër vendimin për Berishën, ish-kryeministri habitet: E kanë shtyrë sërish?! - Shqiperia.info

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim pritet të shapllet nesër në orën 15:00.

Ish-kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas njoftimit, në një deklaratë për mediet u habit nga vendimi pasi nuk ishte informuar.

Berisha: E ka shtyrë sërish? Nuk jam në dijeni. Duhet të shoh motivin, cili ka qenë motivi se nuk jam i informuar. Nuk jam informuar akoma nga avokatët e mi.

Sa i takon vendimit të Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj.

Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë… Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësisë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë por e çoi për rikygjim në Apel. Duhet të lexoj vendimin sepse vetëm me njoftimin nuk mund të jap një opinion. Kthehemi në fillim. Çdo interpretim tjetër është i gabuar.

A vërteton Gjykata e Lartë se është Edi Rama pas këtij vendimi?

Berisha: Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit.
Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër.
Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime. Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet…/vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version