minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Gjinari mbushet me vizitorë, fshati turistik në Elbasan pushtohet nga atmosfera festive - Shqiperia.info

Gjinari mirëpriti këtë fundjavë vizitorë të shumtë, që u bënë bashkë për të festuar magjinë e fundvitit dhe për të përjetuar nga afër atmosferën festive të “Gjinar Village Market”.

Eventi, i organizuar  në kuadër të festave të fundvitit, i dha Gjinarit një tjetër dimension, duke e kthyer në një qendër takimi ku u bashkuan turizmi, tradita,  dhe mikpritja.

Pjesë e rëndësishme e “Gjinar Village Market” ishte edhe panairi i produkteve lokale, ku bizneset dhe prodhuesit vendas ofruan ushqime tradicionale, pije, produkte artizanale dhe shije autentike të zonës.

Gjinari është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët vendas dhe të huaj. Me peizazhin dhe panairin plot ngjyra,  Gjinari është shndërruar në zemrën e turzmit dimëror në Elbasan./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version