minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Gjendet i pajetë 67-vjeçari në Peqin, Policia: Bashkëshortja kishte denoncuar humbjen e tij - Shqiperia.info

67-vjeçari Bujar Mezini u gjeti pajetë pranë trasesë së hekurudhës në Peqin mesditën e sotme. Trupin e pajetë e ka zbuluar një kalimtar, i cili menjëherë ka njoftuar policinë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se Bujar Mezini ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi pak kohë më parë kishte pësuar hemorragji cerebrale, çka mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Trupi i të ndjerit është dërguar për ekzaminime mjeko–ligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Në njoftimin e policisë thuhet se bashkëshortja e viktimës kishte denoncuar humbjen e tij sot në mëngjes

Njoftimi i policisë:

Peqin / Informacion paraprak

Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version