minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Gent Gazheli largohet nga drejtimi i Doganave, kush është zyrtari që shkon në vend të tij - Shqiperia.info

Gent Gazheli është larguar nga posti i drejtorit të Doganave. Ky vendim është miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në vend të tij, është emëruar Besmir Beja, i cili më herët ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

– Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version