minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Furgoni përplaset me kamionin në Pogradec, lëndohen dy pasagjerë - Shqiperia.info

Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec.

Policia njofton se një furgon pasagjerësh është përplasur me një kamion.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar lehtë dy pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Kalivaç-Pogradec”, mëngjesin e sotëm, automjeti tip “Benz”, furgon pasagjerësh me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë, shtetasit S. S, dhe H. S., pasagjerë në furgon, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanava dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version