
Banorët e fshatit Sheqeras në bashkinë e Maliqit kanë protestuar ditën e sotme për shkak të marrjes së tokave nga një subjekt privat.
Sipas tyre, subjekti ka marrë në përdorim jo vetëm tokat që sipas tyre i kanë punuar gjatë këtyre 30 viteve por ka ndërhyrë edhe në tokat që i kanë në pronësi.
Ata kërkojnë nga Bashkia si dhe ministria e linjës këto toka, t’u jepen atyre në përdorim dhe jo subjektit privat.
Banorët i thanë gazetarit të Vizion Plus, Tonin Frroku se kanë qënë ata që e kanë kthyer gjithë sipërfaqen nga moçalishte në tokë bujqësore, sipërfaqe të cilën ata e përdorin më së shumti për bazë ushqimore për blegtorinë.
Sipas tyre kjo do të sjellë falimentim.
Të kontaktuar bashkia e Maliqit bën me dije se nuk është nje vendim i institucionit të pushtetit lokal por i komitetit të investimeve strategjike që subjektit i ka dhënë në përdorim për 4 vite tokat shtetërore. /vizionplus.tv