minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Fluks udhëtarësh në Durrës, mbi 2400 pasagjerë u nisën me dy tragete drejt Italisë - Shqiperia.info

Rikthehet fluksi i udhëtarëve, tashmë me drejtim portet e vendit fqinj, Italisë. Mbrëmjen e të mërkurës u nisën dy tragete nga porti i Durrësit drejt atij të Barit me 2432 pasagjerë.

Pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje, emigrantët kthehen ne vendet e tyre të punës.

“Qëndrova 10 ditë me fëmijët, u kënaqëm.”, tha një emigrant

“Shqipëria është e bukur shumë, nuk ka si vendi jot. Kam 23 vite në Itali por nuk ka si Shqipëria.”, shtoi një tjetër.

“Kam 2 vite që nuk vij në Shqipëri për Vitin e Ri, ka ndryshuar çdogjë. vendi është bërë më i bukur.”, u shpreh emigranti tjetër.

Burime nga kapiteneria bënë të ditur se nga kjo e enjte nisin lundrimet e dyfishta të trageteve nga porti i Durrësit. Për përballimin e fluksit të  pasagjerëve në dalje, ka nisur aplikimi i masave shtesë. 22 sportele janë vënë ne dispozicion të përpunimit në kohë dhe pa vonesa të pasagjerëve dhe mjeteve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version