Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, që lidh Shqipërinë me Greqinë, është shënuar sot një fluks i lartë lëvizjesh, duke krijuar radhë të gjata automjetesh në zonën neutrale.

Burime pranë stacionit kufitar të Kapshticës bëjnë me dije se kjo situatë ka ardhur për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve gjatë fundjavës në të dyja anët e kufirit si dhe për shkak se pala greke po punon me numër të kufizuar sportelesh.

Pavarësisht fluksit të lartë, policia kufitare shqiptare po punon me kapacitet të plotë, duke hapur të gjitha sportelet në dispozicion për të lehtësuar qarkullimin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj

Share.
Exit mobile version