120,810 pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet portit të Durrësit nga portet italiane drejt Durrësit dhe anasjelltas.

Burime zyrtare nga Autoritetit Portual Durrës bëjnë të ditur për gazetarin e Vizion Plus Aleks Kalemasi se tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë transportuar 73,701 pasagjerë në hyrje dhe 47,109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.  Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve.

Përgjatë periudhës 1-15 gusht numërohen rreth 33 mijë automjete si dhe 3,950 kamionë dhe trailerë. Të gjitha strukturat që operojnë në portin më të madh në vend, shtetërore apo private, janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në terminalin e trageteve. Në pikën kufitare punohet me kapacitet të plotë dhe lëvizjet e pasagjerëve aktualisht janë të përqëndruara si në hyrje ashtu dhe në dalje.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka nisur edhe fluksi i kthimit të emigrantëve që përfunduan pushimet e verës në vendlindje, të cilët tashmë kthehen drejt vendeve të tyre të punës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version