minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Fluks aplikimesh për pasaportë, zyrat e IndentiTek do të jenë të hapura edhe gjatë së premtes - Shqiperia.info

Zyrat ku kryhet apilkimi për karta identiteti, “IdentiTek”do të jenë të hapura edhe të premten, në të dymbëdhjetë qarqet e vendit,  ndonëse është ditë pushimi zyrtar.

Këtë e njoftoi Ministria e Brendshme për shkak të kërkesës së shtuar për pajisjen me dokumente identifikimi.

Zyrat e aplikimit do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa në Tiranë do të jenë dy njësi në funksion, njësia 2 dhe ajo 4.

Njoftimi i plotë:

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12 qarqet kryesore të vendit

IdentiTek njofton se ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 deri në 12:00, në 12 qarqet.

Shërbimi do të ofrohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër.

Në qytetin e Tiranës, qytetarët do të mund të marrin shërbim pranë:

IdentiTek – Njësia 2
IdentiTek – Njësia 4

Në çdo zyrë, që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet, pavarësisht gjendjes civile.

Ky orar shërbimi është vendosur për të lehtësuar fluksin gjatë festave të fundvitit dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve, që vijnë nga jashtë vendit për një periudhë të shkurtër qëndrimi në Shqipëri, duke u ofruar akses më të shpejtë në shërbimet e identifikimit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version