Marian Kodheli 25-vjeç, i cili vrau me thikë babain e tij në Durrës sapo kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Kështu ka deklaruar një nga të afërmit e viktimës Pjetër Kodheli në një delaratë për mediat.
Sipas tij, familja Kodheli ishte e qetë, por shton se i riu nuk ka qenë mirë, pas humbjes së nënës.
“Ishte familje e qetë. Janë nga Mirdita me origjinë. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, tani ka ardhur. I ka vdekur edhe nëna. Djali është beqar”, tha i afërmi i viktimës.
Policia e Durrësit ka arrestuar Marjan Kodhelin rreth 2 orë pas ngjarjes.
Pas krimit, 25-vjeçari ishte larguar nga vendngjarja dhe sipas informacioneve praprake është kapur nga policia në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në ambientet e një lokali në pronësi të motrës së tij.
Burime policore bëjnë me dije se Marjan Kodheli dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe e goditi të atin pas një konflikti brenda banesës.
Të afërm të viktimës thonë që autorin nuk e njihnin si person me probleme mendore, ndërkohë që edhe në spital nuk rezulton i kartelizuar.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes tragjike./vizionplus.tv

