minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Firmat për Endri Shabanin, Agron Gjekmarkaj i dorëzon dorëheqjen Sali Berishës si nënkryetar i PD-së - Shqiperia.info

Tiranë – Agron Gjekmarkaj ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike.

Burime për Vizion Plus nga kryesia e PD, bëjnë me dije se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Gjekmarkaj ka pranuar se firma për Endri Shabanin ishte një gabim dhe ka cilësuar dorëheqjen si një akt kërkimfaljeje.

Megjithatë, dorëheqja e tij është refuzuar mbrëmjen e sotme nga Sali Berisha, duke e mbajtur Gjekmarkajn në funksionin e nënkryetarit.

Ndërkohë, Bislim Ahmetaj ka kërkuar thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD-së për të vendosur mbi dorëheqjen e Gjekmarkajt.

Share.
Exit mobile version