minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Festohet dita e Ujit të Bekuar, në disa qytete zhvillohet rituali i hedhjes së kryqit në ujë - Shqiperia.info

Pavarësisht kushteve atmosferike besimtarët ortodoks kryen këtë të martë ritualin e ditës së Ujit të Bekuar.

Në Korçë, ceremonia filloi herët në mëngjes, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Imzot Anastasi, hodhi Kryqin në ujërat e shatërvanit të qytetit.

Kryqi i Shenjtë u kap nga i riu Ervis Rakipi, i cili e merr këtë bekim për herë të tretë, duke u konsideruar një shenjë mbrojtjeje hyjnore.

Edhe në Berat ceremonia u mbajt në Kishën e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit. Imzot Asti, me kryqin në dorë dhe nën tingujt e kambanave të Kishës, i’u drejtua lumit Osum,për të hedhur kryqin.

10 të rinj nga të gjitha lagjet e Beratit u hodhën në ujin e ftohtë, e mes tyre këtë vit ishte edhe një fëmijë 8-vjeç. Kryqi u kap nga 15-vjeçari Fabio Naço.

Moti me shi nuk ndali as besimtarët ortodoks të Elbasanit të kremtonin Ditën e Ujit të bekuar. Hedhja e kryqit u bë në një nga pishinat e qytetit dhe 3 të rinj garuan duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte 14 vjeçari  Hermes Halili ai që nxori kryqin nga uji.

Në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë, i vetmi që u hodh në det dhe arriti ta kapte kryqin mes dallgëve ishte 30-vjeçari Mario Nesturi.

Ndërsa në Fier Kisha e Shën Gjergjit e organizoi ritualin në shatërvanin në sheshin “Europa”. Për të dytin vit radhazi, kryeqin e nxori 18 – vjeçari nga Roskoveci, Samuel Kola

Durrësi dhe disa qytete në veri e anuluan këtë ritual fetar për shkak të motit të keq. Dita e Ujit të Bekuar kremton pagëzimin e Krishtit. Kryqi duhet të kapet nga besimtarët i cili simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre. Ata marrin prej ujit të bekuar për ta ruajtur gjatë  gjithë vitit për të spërkatur shtëpitë e tyre./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version